Këngëtarja Tuna Sejdi sapo ka nxjerrë në treg bashkëpunimin e saj më të ri me Vig Poppen “Zemra Jeme”, projekt ky i cili është mirëpritur mirë nga fansat dhe ka marrë me mijëra klikime që në publikimin e parë.

Por mesa duket këngëtarja nuk e ka ndër mend të ndalet, kjo pasi ajo i është futur punës për një projekt të ri.

Ajo ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram një fotografi ku shfaqet në studion e “Authentic Entertainment” përkrah producentit Mixey, duke treguar kështu se kënga e saj e re po punohet nga ai.

5

Nuk dihet ende nëse kënga e re do të jetë ndonjë bashkëpunim, mirëpo diçka të re këngëtarja do të sjellë shumë shpejt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here