Moderatori dhe këngëtari Ardit Gjebrea në një prononcim për të përditshmen “Kosova Sot” ka treguar se çfarë i pëlqen dhe çfarë jo.

Ai pëlqen të kujtojë surprizën më të bukur për ditëlindje, që do të bëhej baba për herë të dytë. Pëlqen të hajë gjithçka, që nganjëherë është problem për shëndetin e tij.

Arditi do të donte shumë që babai i tij të ishte gjallë dhe ta shikonte familjen e djalit. Atij i pëlqen t’i thotë se bashkëshortja është më e mirë dhe më e bukur se ai.

Arditit nuk i pëlqen të jetë kaq shumë i angazhuar, dhe që nuk ka kohë për të pushuar. Nuk i ka pëlqyer kurrë thashethemet pavarësisht se e pranon që është njeri publik dhe për të ato ekzistojnë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here