Një shqiptare është cilësuar si vajza më e bukur e Nju Jorkut. Kush është ajo? Përgjigja është me pyetje! Kush tjetër veç Anxhela Martinit!

Në një intervistë për “mandatory”, ajo ka folur për mashkullin e saj ideal.

Çfarë mashkulli pëlqeni?

Stili i mashkullit nuk duhet të përshkruhet me rrobat që vesh, por mënyra si kujdeset për vetveten. I urrej meshkujt që janë paksa të ashpër; me pëlqejnë ata me dukje klasike dhe të thjeshtë. Me pëlqejnë meshkujt, të cilët mund të veshin një xhaketë të bukur sportive apo një bluzë apo me fermerka që i shkojnë për shtati. Po ashtu, parfumi që përdor është më i rëndësishëm se veshjet për mua. Më pëlqejnë meshkujt që kanë aromë të mirë në trup.

Sipas mendimit tuaj, çfarë e bën një mashkull me stil apo të modës?

Një mashkull kurrë nuk duhet të vishet me gjëra prej leshi. Mashkulli mendoj se duhet t’i shmanget teshave nga leshi, përjashto këtu eskimezët dhe personat që jetojnë në vendet e ftohta të cilët duhet t’i mbijetojnë të ftohtit.

Së fundmi jeni emëruar si “njëra prej vajzave më të bukura të New Yorkut”. A jeni beqare? Si është që dikush të takohet me njërën prej femrave më të bukura në qytetin më të madh të Amerikës?

Jam beqare për momentin, por jam e hapur për të gjitha mundësitë. Kurrë nuk i dihet, sot jeni beqare, nesër jo. Unë veproj shumë shpejt dhe përgjigjen JO nuk e jap për herë të parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here