Gjatë një interviste, dikur Merlin Monroe tha, ‘Dhurojini një femre një palë këpucë me taka, dhe ajo do pushtojë boten me ato’. Në fakt, është më se e vërtete kjo shprehje, sepse një palë këpucë me taka  mund të transformojnë look-un tuaj në mënyrë të pabesueshme. Sekreti qëndron në të qenurit një dive në zgjedhjen e këpucëve. Kombinimi i tyre me veshjen, askesorët dhe format trupore, janë detajet kryesore në të cilat duhet të fokusoheni.

Mos harroni asnjëherë që këpucet me taka janë elementi kryesor që nxjerr në pah format trupore. Nëse vishni pantollona të gjata, fustane dhe funde të gjata, do t’ju humbasin bukurinë femrore, pasi vetëm takat e larta nxjerrin në pah sensualitetin. Prandaj, duhet që t’ju kushtoni një vëmendje të veçantë zgjedhjes së këpucëve.

Këpucet ortopedike – janë këpucët ideale për ju. Shumë komode dhe të thjeshta duke i dhënë pamjes tuaj hijëshi dhe finesë. Këpucet ortopedike mund të kenë lartësi të vogël, mesatare dhe të lartë. Atletet dhe sandalet – janë këpuca e duhur për ju, të thjeshta, të sheshta, sipas gustos tuaj. I përshtaten rutinë së përditshme, përfshirje në aktivitet dhe shumë të përshtatshme për stinën e verës. Këpucë me take të larta dhe të ulëta, i japin pamjes tuaj një efekt madhështore, seksi dhe sensuale. Çizmet janë atraktive dhe e bëjnë look-un tuaj më të veçantë në stinën e verës. Mjafton të bëni kombinimin përfekt, të këpucëve dhe ngjyrave, të përshtaten sipas gustos tuaj femrore dhe rezultati do të jetë një fantastik.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here