Çfarë kanë të përbashkët Rita Ora me Marilyn Monroe?Ajo është konsideruar si ikona e modës për shkak të stilit të saj të veçantë, por Rita Ora duket se është inspiruar nga një tjetër ikonë e modës në foton e postuar së fundmi.

Teksa ka pozuar me flokët e saj bjonde me onde të mëdha, Rita Ora kishte një ngjashmëri të madhe me yllin e ekranit Marilyn Monroe.

Duket se ajo që e bashkon Ritën dhe Marilyn nuk është vetëm stili apo pamja e tyre pasi dyshja kanë të përbashkët edhe lidhjet e dështuara.

Marilyn ka vuajtur për martesat e saj me Joe DiMaggio dhe Arthur Miller, të cilat përfunduan në divorc, ndërsa Rita Ora së fundmi ka vuajtur ndarjen nga Calvin Harris dhe Ricky Hilfiger.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here