Ato konsiderohen si dy nga mikeshat më të mira të shoëbizit shqiptar, duke treguar shpesh afeksionin dhe afërsinë me njëra-tjetrën.

Megjithatë duket se diçka nuk shkon…Gjatë ditës së djeshme moderatorja Jonida Vokshi ka festuar 31-vjetorin e saj të lindjes. Mes urimeve të shumta nga kolegë, artistë dhe gjithashtu ndjekës të saj, pritej edhe urimi i mikes së ngushtë Elvana Gjata.

Nuk dihet nëse Elvana e ka uruar privatisht duke ruajtur privatësinë mes tyre në këtë event, por sa i përket rrjeteve sociale, Elvana në asnjë nga profilet e saj në Instagram, Facebook apo SnapChat nuk e ka uruar Vokshin, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë kujtojmë që para 9  javësh, Jonida i ka bërë një dedikim special Gjatës për ditëlindje, dedikim i cili nuk mori asnjë koment nga këngëtarja.

Të jenë ftohur disi marrëdhëniet mes tyre? Apo Elvana tashmë dëshiron që edhe miqësitë ti mbajë larg vëmendjes së mediave?4 5 6 7

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here