Princi shqiptar Leka i II-të dhe Elia Zaharia, para dy vitesh kanë bërë zyrtarizimin e fejesës, duke vijuar rrugëtimin e përbashkët drejt ëndrrës së tyre.

Pak kohë më parë, u fol për një martesë të afërt të çiftit, por Elia ka shuar kurreshtjen rreth organizimit të ceremonisë së dasmës, duke bërë të ditur se këtë e kanë lënë për një moment tjetër.
“Nuk kemi ende një datë të përcaktuar.

Jemi fokusuar në rikthimin e eshtrave të Mbretit Zog, gjë e cila është shumë e rëndësishme për ne të dy. Në këtë 100-vjetor Pavarësie është parësore të respektojmë të parët tanë, e ardhmja aty është, nuk ikën,” ka thënë ajo për mediat shqiptare.
Aktore dhe pjesëtare e grupit “Spirit Voice”, Elia Zaharia, vajza e aktores së talentuar shqiptare, Yllka Mujo, ka treguar se historia e saj e dashurisë me Princin Leka II, nipin e Mbretit Zog, është e para në listën e prioriteteve që ajo ka në jetë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here