Celine DionKëngëtarja kanadeze Celine Dion, 41-vjeçare, dhe burri i saj 67-vjeçar, Rene Angelil, janë në pritje të foshnjës së tyre të dytë.

Dyshja ‘përgatitën’ foshnjën me ndihmën e specialistëve të fekondimit në New York, siç kanë zbuluar mediat kanadeze, por këngëtarja e hitit “Falling Into You” ende nuk e ka konfirmuar lajmin.

Dion dhe Angelil kanë qenë të martuar që nga viti 1994 dhe tashmë e kanë djalin tetëvjeçar Rene-Charles. Celine zbuloi më herët se ajo do të fillonte të përpiqet për edhe një foshnjë tjetër kur të përfundojë turneun botëror “Taking Chances”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here