CelineCeline Dion ka vendosur të performojë më këngën hit “My Heart Will Go On” në Billboard Music Awards 2017, që do mbahet gjatë këtij muaji!

Këngëtarja që fitoi çmim Grammy do të interpretojë këngën për të shënuar 20 vjetorin e filmit “Titanik”. Filmi doli në dhjetor të vitit 1997, transmeton Klan Kosova.

“Kjo këngë do të thotë shumë për mua dhe ka luajtur një rol kaq të madh në karrierën time”, ka thënë Celine në një deklaratë.

“Unë jam aq mirënjohëse ndaj të ndjerit James Horner dhe Will Jennings, për realizimin e tij dhe për të krijuar mundësinë që unë të jem pjesë e Titanikut, një film i mrekullueshëm, trashëgimia e të cilit do të vazhdojë për gjeneratat që do të vijnë”.

“Është një nder i madh që kam mundësinë të përformojë në skenën ndërkombëtare të Billboard Music Awards, në festimin e 20 vjetorit të filmit”, përfundoi këngëtarja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here