Celine Dion me “Hymne A L’amour” nderon viktimat e Parisit“American Music Awards”, e mbajtur mbrëmë në Los Angeles ka dhënë momente të jashtëzakonshme të yjeve të mëdha botërore, por një nga momentet më prekëse ishte paraqitje në skenë e këngëtares kanadeze Celine Dion.

Me vokalin e saj të jashtëzakonshëm Celine Dion nderoi viktimat e Parisit me këngën e Edith Piafit “Hymne A L’amour”, shkruan MTV.com, transmeton Koha.net.

Performanca e Celine Dionit nuk ishte nderimi i vetëm që iu bë viktimave të Parisit, pasi edhe një fjalim të shkurtër kishte mbajtur edhe aktori e këngëtari Jared Leto, i cili kishte performuar me grupin e tij në Teatrin Bataclan disa muaj para se të ndodhte sulmi terrorist.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here