Kudo ku ka shkelur ka provuar sukses. Hitet e saj gjithmonë godasin, sepse vetëm të tilla mund të jenë këngët e Çiljeta Xhilagës.

Sapo ka përfunduar së regjistruari këngën e saj më të re në studion e kompozitorit Flor Mumajesi, e ndërkaq është duke menduar për realizimin e klipit.

Por, angazhimet aktuale të këngëtares Xhilaga nuk përfundojnë këtu, në javët në vijim billborderat përgjatë gjithë bregdetit shqiptar dhe jo vetëm, do të mbajnë mbi vete fytyrën e saj.

Bukuroshja e skenës ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me një kompani të njohur pijesh në Shqipëri, në këmbim të një çeku super të majmë.

Duke qenë se Çili donte ta mbante dhe për disa kohë sekret shifrën që i është ofruar në këmbim të imazhit të saj, dhe ne nuk po ja prishim dëshirën.

Dje është montuar reklama për në televizion dhe të gjithëve ne tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim shfaqjen e imazhit të saj, kudo ku ka shqiptar, në reklamat televizive dhe në posterat e mëdhenj rrugëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here