Pas filmit të suksesshëm “Contagion”, regjisori Steven Soderbergh nuk ndalet me xhirime, ndërsa me tematikë të njëjtë vazhdon edhe në filmin e ri “Side effects”. Në projektin e ri ai ka zgjedhur aktoren e famshme Catherine Zeta Jones për rolin kryesor.

Filmi “Side effects” është film psikologjik, ndërsa aktorja do të ketë rolin e mjekes. Për aktoren e famshme ky do të jetë bashkëpunimi i tretë me Soderberghun, pas filmave të suksesshëm “Ocean Twelve” dhe “Traffic”.

Xhirimi i “Side effects” është caktuar në prill, por sipas Variety, studioja xhiruese “Annapurna”  është tërhequr për shkak problemeve financiare, me çka mbetet e panjohur se a do të anulohet fillimi i xhirimeve me 30 milionë buxhet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here