Jim Carrey, ka zbuluar se aktrimi nuk ka qenë zgjedhja e tij jetësore. Dikur kishte dëshirë të bëhej veterinar.
Për revistën “OK”, aktori i famshëm foli për filmin e tij të ri “Mr. Popper\’s Penquins”, dhe theksoi se gjithmonë ishte fans i madh i kafshëve.
“Kisha dëshirë të bëhesha veterinar kur isha fëmijë. Por, pastaj mendova për eutanazinë dhe kuptova se nuk ishte për mua”, tha Carrey 49-vjeçar.
Filmi “Mr. Popper\’s Penquins” do të fillojë të shfaqet në kinematë amerikane më 17 qershor.