Carlos Santana i ka propozuar në skenë të dashurës së tij, bateristes Cindy Blackman, njofton AP.

Gjatë kohës së koncertit të cilin e mbajti të premten në Chicago, 62-vjeçari Santana i kërkoi martesë bateristes 50-vjeçare, menjëherë pasi ajo kishte përfunduar një solo në bateri.

Cindy e pranoi propozimin e Santanas, ndërsa publiku reagoi në mënyrë të jashtëzakonshme për të mbështetur këtë moment.

Në vitin 2007, Santana u nda nga gruaja e tij Deborah Santana me të cilën kaloi 34 vite martesë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here