Tashme dihet qe zonja e pare e Frances, Carla Bruni eshte shtatezane. Megjithate, kurioziteti qendron te fakti se kur do te sjelle ne jete femijen.

E mbi te gjitha, a do te linde nje vajze, apo nje djale? Sipas shtypit francez, Carla do te linde femijen mes datave 3-4 nentor, ose me sakte atehere kur do te jete periudha e mbledhjes se shumepritur te G20 ne Kane.

Keshtu rrezikohet qe Nicolas Sarkozy te lere bashkeshorten e tij Bruni, ne vetmi totale ne momentin e lindjes. Kesaj i tremben ne pallatin “Elise”, pasi do te jete pikerisht Franca qe do te udheheqe dhe do organizoje eventin. Per me teper nuk mund te merret ne konsiderate nje mungese e kreut te shtetit, i cili mund te detyrohet te jete ne sallen e lindjes perkrah te shoqes.

Gjithsesi, duke shpresuar qe datat te mos perkojne me njera-tjetren, ne France jane te sigurte te pakten per faktin qe Carla do te sjelle ne jete nje femije te dyte, pas Aurelianit, te cilin e pati me filozofin Raphael Enthoven.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here