Zonja e Parë e Frnacës, Carla Bruni-Sarkozy sot është larguar nga spitali i lindjeve dhje është kthyer në pallatin e Elize bashkë me vajzën Julia. Gjatë daljes nga spitali, Carla përpiqej të mos tërheqë shumë vëmendje, duke u amskuiar me syze të zeza të diellit.

Fëmija e saj dhe presidentit të Frncës, Nicolas Sarkozy, ka lindur të mërkurën dhe është fëmija i parë i përbashkët i çiftit. 

Dalja e Brunit nga spitali kaloi pa vëmendje të madhe më së shumti falë përpjekjeve të personelit të spitalit dhe pjesëtarëve të sigurimit të saj, të cilët me sukses kanë fshehur momentin kur Carla doli dhe u fut në automobil me foshnjën e saj.

Është për të përmendur edhe fakti se Carla Brunin me vajzën e saj kishte ardhur ta përcillte nga spitali Pierre Sarkozy, djali i Nicolasit nga martesa e dytë.

Sarkozy nga dy martesat e para ka tre djem, kurse tashti ka edhe një vajzë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here