Zonja e parë e Francës, Carla Bruni-Sarkozy, është shtatzënë.

Lajmin e bën të ditur e përjavshmja franceze ‘VSD’ duke cituar deklaratat e këshilltarit të presidentit francez Nicolas Sarkozy, deklarata të bëra “off the records” për kronistët e gazetës.

Për të përjavshmen tjetër ‘Closer’, Carla Bruni është në muajin e tretë të shtatzanisë.

Ndërkohë, pritet me padurim intervista që bashkëshortja e presidentit francez do të japë sot për gazetën ‘Le Parisien’. Nga redaksia e gazetës thuhet se nuk është vendosur ende data e publikimit të kësaj interviste.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here