Carla Bruni mbrëmë për herë të parë u shfaq në publik, dy muaj pas  lindjes së vajzës. Zonja e Parë e Francës ishte një shtëpiake e vërtetë për ndejën e Krishtlindjeve në Pallatin Elysee, siç ishte edhe burri i saj, presidenti Nicolas Sarkozy.

Çifti ka ndarë dhurata dhe është shoqëruar me shumë vizitorë, ndërsa Carla ishte e lumtur të fotografohej me fëmijë dhe të jepte autografe.

Ashtu si çdo nënë me fëmijë të vegjël, Carla dukej mjaft e lodhur, ajo nuk e ka marrë mundimin për të fshehur këtë lodhje me anë të grimit. Çdo tepricë në trup pas shtatzënisë e ka mbuluar me një ‘fustan’ të gjerë, dhe pavarësisht nga lodhja, ajo vazhdimisht ka biseduar me të gjithë mysafirët dhe ka luajtur rolin e një shtëpiake të mrekullueshme.

Mediet franceze këtë javë njoftuan se Zonjë e Parë ka ardhur për ta vizituar edhe ish-gruaja e Sarkozyt, Attias Cecilia. Ajo dhe Carla kishin një mosmarrëveshje që zgjati katër vjet, por Cecilia ishte padyshim e etur për t’i dhënë fund marrëdhënieve të këqija, dhe ajo erdhi për ta vizituar fëmijën e nënën, duke sjellë një mori dhuratash për Giulian e vogël. Besohet se ky ishte takimi i parë i dy zonjave prej kohës që Sarkozy u nda nga Cecilia dhe ra në dashuri me Brunin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here