Carla Bruni miqesi me nje endacakZonja e pare franceze, Carla Bruni mes miqve te saj artiste, politikane dhe pasanike ka edhe nje endacak, ose sic thone vendasit ‘clochard’. Ka qene vete Bruni ajo qe ka pranuar per mediat, miqesine me endacakun Denis.

“Kuptoj se ka shume fjale mbi filantropine. Denisin e takoj shpesh ne lagje dhe kemi nje lidhje miqesie. Ndonjehere flas me te dhe diskutojme mbi letersine dhe muziken”, thote Bruni.

Nderkohe Denis thote se me Carla-n nuk flet kurre per politiken, ndersa ka zbuluar se kane shije te perbashketa per muziken.

“Me ka propozuar qe te kendoj ne albumin e saj, me ka dhuruar nje MP3, qe e kam humbur. Ajo eshte nje zonje e vertete.

Carla eshte e gatshme qe te me ofroje nje dhome hoteli, po une nuk mund te jetoj brenda kater mureve”, thote Denis./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here