Ish-bashkëshortja e rokerit, Jarry Hall, ka parë mesazhin të cilin Carla ia kishte dërguar Jaggerit. Kur e ka parë Carlën në hotel e ka quajtur zuskë dhe i ka thanë ta lërë burrin e saj të qetë.

Bashkëshortja e ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy (57), ka qenë shumë “e nxehur” për frontmenin e Rolling Stones.

Dhe ai është tërhequr nga ajo, aq shumë sa që ka udhëtuar me të në Tajlandë gjithsej një javë pasi që bashkëshortja e atëhershme Jerry Hall (56) kishte lindur vajzën, Georgia. Christopher Andersen, autor i biografisë ‘Mick: The Wild Life and Mad Genius of Jagger’ pikërisht Carla Brunin (44) e shpall fajtore për prishjen e martesës nëntëvjeçare të Jagger me Hall.

Kur Hall e ka pyetur Jagger se me kë është në Tajlandë, ka thënë që është vetëm. Nuk i ka besuar dhe këtë e ka vërtetuar edhe mesazhi të cilin Carla ia ka dërguar këngëtarit.

“Gjithmonë do të jem dashnorja jote”, ka shkruar Bruni. Jerry thotë që është ndier shumë keq kur e ka parë atë mesazh dhe ka qarë me ditë të tëra për atë gjë.

Disa muaj pas lindjes Bruni dhe Hall janë takuar në hotelin Ritz. Janë grindur në lob, ndërsa Jerry i ka thënë që është zuskë dhe i ka kërkuar që t’ia lërë bashkëshortin të qetë.

Trump: Carla ishte shumë e lodhshme

Mick Jagger (68) ishte njoftuar me Carlën në vitin 1990, derisa ajo ishte në lidhje me Eric Clapton (67). Claptoni, siç shkruan në biografi, e kishte lutur Jaggerin që të mos e joshte atë, sepse ishte dashuruar në të, por Carla e ka lënë shumë shpejt për shkak të tij. Kanë qenë së bashku shtatë vjet.

Derisa ishte me Jagger, Bruni është takuar paralelisht edhe me Donald Trumpin. Trumpit i ka premtuar që do ta lërë rokerin nëse ai e lë të fejuarën e atëhershme, Marla Maples.

“Vazhdimisht më shkonte në nerva. Ka dashur të ndahem nga Marla dhe ka përdorur të gjithë truqet e mundshme për të ma mbushur mendjen”, ka thënë Trump, të cilit në fund Bruni i është bërë jashtëzakonisht antipatike.

Sarkozy xheloz ka fyer Jaggerin

Për shkak të lidhjes së Carlës me Jaggerin, bashkëshorti i saj i tanishëm Sarkozy ka refuzuar të blente një papafingo luksoze në Paris. Banesa i ka pëlqyer shumë që në shikim të parë dhe ka dashur ta blente menjëherë, por kur i kanë thënë që fqinji i parë ishte Mick Jagger, ka hequr dorë nga blerja.

Në një rast Sarkozy ishte duke shijuar pushimet me Carlën në jug të Francës. Kur ka marrë vesh që Jagger pushonte në vilën afër tyre i ka thënë Carles ta thërras që t’u bashkohet. Sapo kishte arritur Mick, Sarkozy ka filluar ta nënçmonte dhe ka vazhduar derisa rokeri nuk ishte larguar nga prona e tyre.

“Nicolas është shumë xheloz, dhe më së shumti në Mick Jagger”, – shkruan në biografi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here