Carla Bruni Sarkozi, bashkëshortja e Presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy ka lindur vajzë, të cilën e quajti Dalia.
Ajo është shtruar ditën e djeshme në një spital në Parisi. Vogëlushja ka ardhur në jetë mbrëmjen e djeshme.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat ndërkombëtare sipas të cilave, kreu i Elizese nuk ka qenë i pranishëm në momentin e lindjes së vajzës së tij të parë.