Cardi B ka folur haptas lidhur me ndërhyrjet që ka bërë në trup.

Reperja ka kënduar në festivalin e muzikës “Beale Street” në Memphis gjatë fundjavës, ku ajo mori vëmendje me të pasmet, shkruan Page Six.

Ajo ka pranuar publikisht se ka zmadhuar të pasmet, duke thënë se nuk ishte aspak e lehtë, pasi ishte proces i gjatë dhe shumë i vështirë.

“Është pothuajse i njëjti proces sikurse i lindjes së një fëmije dhe ju e shihni trupin tuaj si ka ndryshuar”, tha ajo.

Në “Billboard Music Awards 2019”, Cardi B tregoi linjat, një vit pas lindjes së vajzës Kulture.

Në nëntor, reperja u kishte thënë ndjekësve në Instagram se kishte rënë në depresion pasi kishte humbur shumë peshë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here