Cara Delevingne jep dorëheqjen nga sfilatatSupermodelja Cara Delevingne, në moshën 23 vjeçare ka vendosur që ti japë fund botës së modelimit.Bukuroshja e super paguar ka vendosur që ti dedikohet aktrimit dhe muzikës, ndërsa ka thënë se ndjehej mjaft e lodhur.

Ndonëse nuk pritej t’i jepte fund në moshën 23-vjeçare, kjo deklaratë surprizë vjen për revistën “Time”.

“Është si të luftosh e fluturosh për muaj me radhë, në hap me kohën, por ka të bëjë dhe me gjendjen mendore… të urresh veten tënde, trupin tënd, pamjen tënde, nuk është veçse përkeqësim”, ka thënë Delevingne.

Cara është cilësuar si supermodelja më e veçantë e kohëve të fundit dhe ka qenë një muzë për Carl Lagerfeld, por ajo i është koncentruar në aktrim, duke u shfaqur në rol krysor në filmin ‘Paper Towns‘ dhe në filmin shumë të pritur ‘Suicide Squad‘.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here