Capital T i cili është i angazhuar rreth albumit të ri, në njëjtën kohë është i përkushtuar edhe në studimeve të tij.

Reperi ka pohuar për “Infopress” se vitin e parë të studimeve e ka përfunduar me sukses.

“I jam përkushtuar shumë albumit e në të njëjtën kohë edhe fakultetit. Vitin e parë e kam përfunduar me një sukses mjaft të mirë. Por maksimumin e kohës mundohem ta gjej edhe ta ndaj me familjen”.

“Aty e gjej krejt inspirimin, aty e gjej qetësinë dhe gjithçka ka të mirë. Muzika, fakulteti e gjithçka tjetër për mua janë sekondare. Familja është primare në çdo sekondë”, ka thënë Capital T.

Pasi ta publikojë albumin e tij të ri Capital T është zotuar se do të vazhdojë me turne në të gjitha vendet ku ka shqiptarë nëpër botë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here