Reperi kosovar Capital T ka hedhur në treg këngën e tij më të re të titulluar “Make a wish”.

Trim Ademi, i njohur si Capital T, ka bërë të ditur për Telegrafi.com se për ditëlindjen e tij (dje) si dhuratë për fansat e tij ka lansuar këngën dhe video-klipin më të ri.

“Dje kam festuar ditëlindjen dhe po këtë ditë kam lansuar këngën më të re ‘Make a wish’ i realizuar nga produksioni ‘Imagine’ me tekst të shkruar nga unë”, ka pohuar Capital T për Telegrafi.com.

I pyetur se cila ka qenë dhurata më e mirë për ditëlindjen e tij, ai ka pohuar se janë urimet e fansave, shoqërisë dhe njerëzve të tij më të dashur, ato që e kanë bërë atë të ndihet njeriu më i lumtur në këtë ditë.

“I falënderoj familjarët, miqtë, fansat, kolegët, për të gjitha ato urime të ngrohta qe më kanë bërë të ndihem tepër i gëzuar. Kjo ka qenë dhurata ma e mirë për mua”, ka përfunduar Capital T, duke shtuar që së shpejti pritet të ketë bashkëpunime të pabesueshme. /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here