Videoprojekti i fundit muzikor quhet “Ma e Mira” nga hip-hop artisti kosovar, Capital-T, i cili u bashkangjitet aradhës së klipeve të shumta të kësaj vere të nxehtë.

Këngët e fundit të Capitali-T ngërthejnë në vete një frymë melankolike me tematikë të pazakontë për repin, pasi që reperi flet për lidhjet e dështuara dhe për dashurinë në përgjithësi.

Klipi i këngës “Ma e Mira” është realizuar nga produksioni Imagine. Bëhet fjalë për një videoklip të thjeshtë, por që futet thellë e në tematikën e saj. Dy skenat e klipit kanë mjaftuar që ai të shfaqë një gërshetim mes thjeshtësisë dhe romantikës, i përcjellur nga një interpretim i jashtëzakonshëm.

Pos këngës “Ma e Mira”, Capital-T së fundmi ka lansuar dhe këngën “U bo von”, një realizim i cili pritet të jetë një nga hitet e javëve dhe pse jo muajve në vazhdim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here