Çani mund të dënohet me 2-10 vjet burg!?Një deklaratë e Arjan Çanit më emisionin e tij “Zonë e Lirë”, ka tërbuar komentuesit në rrjetet sociale.

Çani ka thënë të premten, se çamët dhe sarandjotët, edhe t’i vrasësh, e kanë pak.

Nuk dihet se në çfarë konteksti e ka thënë Çani këtë gjë dhe nëse e ka pasur seriozisht. Por, kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta dhe zemërim. Gazeta Dita, duke iu referuar kodit Penal, thotë se Çani, do të dënohej nga 2 deri në 10 vjet burg, nëse do të kishte hetime për deklaratat e tij.

E njëjta gjë mund të ndodhte edhe me Maks Velon, që shkaktoi shumë debate me deklaratën e tij se i urren myslimanët dhe veriorët.

Dy nenet e Kodit Penal që i ndalojnë deklarime të tilla publike:

Neni 265 Nxitja e urrejtjes ose grindjeve (Ndryshuar neni me ligjin 144/2013, datë 2.5.2013, neni 41)

Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve, për shkak të racës, etnisë, fesë ose orientimit seksual, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja, me qëllim përhapjen e shkrimeve me përmbajtje të tilla, e kryer me çdo mjet ose formë, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.

Neni 266 Thirrja për urrejtje nacionale (Ndryshuar me ligjin 144/2013, datë 2.5.2013, neni 42)

Vënia në rrezik e paqes publike duke bërë thirrje për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë, duke i fyer ose shpifur për to, duke kërkuar përdorimin e dhunës ose të veprimeve arbitrare kundër tyre, dënohet dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here