Zana KrasniqinGratë, të fejuarat dhe të dashurat e futbollistëve tërheqin vëmendjen e publikut, ashtu ka ndodhur edhe me Lorik Canën.

Sapo është transferuar te Sunderland, gazeta “The Sunday Sun” raporton për lidhjen e tij sentimentale me ish-Miss Kosova, Zana Krasniqi.

Një bukuroshe e re ardhur në Veri, dhe ajo është një ndër vajzat me stil dhe sharm të veçantë”, – shkruan gazeta për jetën private të Canës.

Zana Krasniqi, e dashura e futbollistit të Sunderlandit, Lorik Cana, konkurroi në ‘Miss Universe’, ku doli e gjashta. Besohet se brunia bukuroshe është duke zgjedhur shtëpinë afër Wearside, pasi i dashuri i saj u bashkua me “macet e zeza” pas largimit nga Olympique Marseille.

Modelja që ëndërron të bëhet disenjatore, mezi pret të bëjë shoping në dyqanet e nivelit të lartë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here