Lajmet rozë trazojnë herë pas here jetën e tij. E megjithatë, Lorik Cana, futbollisti i kombëtares sonë, gjithmonë është treguar hermetik për sa i përket jetës së tij private.
Sapo është zgjedhur në Angli nga komuniteti i shqiptarëve atje si “Ambasadori i shqiptarëve në botë”, menjëherë kanë nisur edhe thashethemet për futbollistin shqiptar.
Pikërisht gojët e liga e kanë përfshirë Canën në një histori që ka lindur së fundmi pikërisht në Angli. Madje, thashethemet guxojnë ta cilësojnë vajzën bionde nga qyteti i Mançesterit që quhet Jemma, si e dashura e re e Lorik Canës.
Fotot që ju sjellim e shfaqin Lorik Canën në shoqërinë e miqve të tij në lokalin “Collection” në Londër, ndërsa vajza bionde krah tij komentohet si e dashura. E në fakt kanë qenë pikërisht këtë miq të Lorikut, që kanë servirur lajmin për historinë e re të dashurisë së futbollistit.
Vetë Loriku nuk ka komentuar asnjë gjë, por e ka prezantuar atë në tavolinën e miqve si mikeshën e tij, ndërsa vetë bukuroshja angleze ka treguar se kishte nisur një lidhje dashurie me kapitenin e “Sunderland”.
Në fakt, biondja angleze ka nxitur dhe xhelozinë tek një prej vajzave në tavolinë, e cila gjatë mbrëmjes është përpjekur të joshë bukuroshin Cana. (Bluetooth)



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here