Liberalizimi i vizave me vendet e BE-së duket një lajm i mirë edhe për Lorik Canën, një nga liderët e kombëtares shqiptare.

Dje, mesfushori kuqezi është parë në orët e mëngjesit në Tiranë, ku ka aplikuar për pasaportë biometrike.

Natyrisht, një si ai nuk e ka kurrë problem të qarkullojë lirisht në Evropë, megjithatë pasaportat e vjetra shqiptare janë duke u hequr nga qarkullimi dhe Canës i duhet të nxjerrë një tjetër për të luajtur me kombëtaren kuqezi.

Ai ka qenë dje në njësinë bashkiake nr.5 në kryeqytet dhe ka bërë aplikimin e tij, ndërsa më pas, i është drejtuar Durrësit, për të vijuar normalisht përgatitjet për ndeshjen e së shtunës.

Lorik Cana është një nga kosovarët e shumtë që kanë pasaportë shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here