Aktori Can Yaman ka përfunduar në gjykatë dhe lajmi po bën bujë në mediat e huaja.

Can Yaman i cili u bë shumë i njohur me rolin e “Xhanit” në serialin “Një puthje në errësirë”, po akuzohet nga një kolege e tij aktore, Selen Soyder.

Me këtë të fundit Can Yaman ka luajtur në serialin “Hangimiz Sevmedik”.

Selen e akuzon Yaman se ka hedhur çaj të nxehtë tek ajo teksa po debatonin.

Can Yaman deklaron se e ka hedhur gotën me çaj në dysheme, por Selen e mohon këtë.

Yaman duhet t’i paguajë aktores 1200 euro.

Pavarësisht kësaj ngjarje, Can Yaman po vazhdon me sukses karrierën e tij.

Ai luan aktualisht në një nga serialet më të ndjekur në Turqi me titull “Bay Yanlis”, krah aktores Ozge Gurel.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here