Caka do të hap festivalin “Bridge Film Fest” Nga 16 deri më 22 shtator në Mitrovicë do të mbahet festivali i filmit “Bridge Film Fest”. Sikur asnjë vit tjetër këtë herë ai do të jetë shumë më madhështorë si nga numri i filmave e poashtu edhe nga të ftuarit.

Organizatorja e këtij festivali Neri Ferizi ka thënë për “Zërin” se deri më tani kanë aplikuar rreth 2 mijë filma për të qenë pjesëmarrës respektivisht 1789 sish.

“Do të shfaqen saktësisht 31 filma. 6 do të jenë të metrazhit të gjatë dhe 25 të metrazhit të shkurtër. Pranimi i filmave do të bëhet deri më 22 qershor. Deri sot kanë aplikuar 1789 filma të ndryshëm”, ka thënë Ferizi.

Ajo ka zbuluar se këtë vit festivali do të ketë një mysafir special.

“Këtë vit tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në hapjen e festivalit, aktori shqiptarë që ka shpërthyer në Hollywood Marko Caka. Ai është aktor shqiptar të cilit vitin e fundit i janë besuar role në filma të mëdhenj hollivudian me aktorë të mëdhenj si: Tom Hanks, George Cloney, Julia Roberts, Ben Affleck etj”, ka përfunduar ajo.

Festivali do të zgjasë një javë dhe ndërsa filmat do të pranohen deri më 22 qershor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here