Amanda Bynes ka tre vjet që nuk zbret në sheshxhirim dhe kontakti i munguar me filmin ka bërë që ajo të reflektojë për të hequr dorë përgjithmonë nga kinemaja.

Aktorja 24-vjeçare deklaron për “Us Magazine” se të jesh një aktore nuk është aq e lehtë sa mund të duket. “Nëse nuk e dua më një gjë nuk e bëj më. Nuk më pëlqen të aktroj prandaj nuk do ta bëj më”, shprehet biondja.

Bynes nuk ka xhiruar asnjë film që në vitin 2007 me “Hairspray”. Ajo shton se nuk e ka parë asnjëherë veten pjesë e Hollywoodit.

“E di që mosha 24-vjeçare është shumë e re për t’u tërhequr por unë e kam marrë këtë vendim”, shton Amanda Bynes. Ajo ka marrë pjesë edhe në filmat “All That”, “She’s the Man” si dhe “She’s All That”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here