Buzhala e “mbron” KallashinGazetari dhe ish-deputeti kontravers, Berat Buzhala, i ka dalë në “mbrojtje” yllit të vallëzimit, Kallashit.

Kallashi siç dihet është arrestuar pas një operacioni policor në Kobra City, lokalin ku ajo vepron në Prizren, transmeton Telegrafi.

Kurse, teksa shumë njerëz janë gëzuar me këtë fakt, dhe me faktin se lajmet për Kallashin do të ndalen në të ardhmen e afërt, pasi ka një imazh mjaft irritues, në “mbrojtje” asaj i ka dalë Berat Buzhala, ish-deputeti në Kuvendin e Kosovës dhe tash gazetar.

Buzhala e “mbron” Kallashin

Ai thotë se në Kuvendin e Kosovës dhe në Qeveri të Kosovës ka më shumë “kurva” dhe femra që merren me punë të ndyta se sa në Kobra City.

Teksa po ashtu, sipas Buzhalës, transmeton Telegrafi, në partitë politike tona si PDK, Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën ka më shumë armë pa leje se në Kobra City.

Në fund ai kërkoi nga shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të femrave që të mos e neglizhojnë rastin e Kallashit sikurse në raste tjera.
Nuk dihet ende arsyeja pse Buzhala “e ka mbrojtur” Kallashin, teksa nuk është hera e parë që ai shfaqet kaq kontravers.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here