Këngëtarja Bleona Qereti tashmë ka realizuar albumin e saj të parë në anglisht, me te cilin synon tregun ndërkombëtar.

Por, përveç në këtë drejtim, ajo synon edhe një tjetër segment të tregut ndërkombëtar, atë të prodhimeve të kozmetikës.

Këtë e ka bërë të ditur Bleona, nëpërmjet rrjetit social Twitter, duke publikuar fotografinë e një buzëkuqi me mbishkrimin “BLEONA”, që pritet të jetë edhe emri i brendit të saj.

Ajo duket se ka zgjedhur edhe një bashkëpunëtore ndërkombëtare, që do të merret me menaxhimin e këtij brendi. Bëhet fjalë për Christina Clark, e cila ka përvojë në menaxhimin e brendeve dhe përvojë në marketing për atletë dhe muzikantë profesionist.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here