Busta Rhymes po vjen. Koncerti i tij nuk është anuluar, mirëpo nuk do të mbahet më 29 prill. Koncerti i Busta Rhymes në Prishtinë madje do të mbahet më herët, më 25 prill.

Kështu ka deklaruar organizatori i këtij eventi, Drin Zatriqi, në profilin e tij në Facebook, ku ka postuar dhe një video të këngëtarit i cili konfirmon se do të jetë në Prishtinë më 25 prill.

“Busta Rhymes njëherë tha se nuk do të vijë. Më pas tha se do të vijë. Busta Rhymes i ka anuluar shumicën e koncerteve, Prishtinën asnjëherë! Ai po vjen më 25 prill, katër ditë më herët…edhe më mirë”, shkroi Zatriqi në profilin e tij.

Koncerti i cili do të mbahet më 25 prill në sallën 1 Tetori në Prishtinë, do të jetë një prej më të mëdhenjve të parë ndonjëherë në Kosovë. Në të do të marrin pjesë edhe shumë rep grupe nga Kosova të cilat do jenë të pranishme në fazën warm-up.

Ky koncert u mundësua nga Full House dhe NextLevel.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here