“Burrneshat” shpërblehet në Hong Kong me çmimin "Firebird"Filmi “Burrneshat” me regji të Laura Bispurit është shpërblyer në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hong Kong, me çmimin kryesor Firebird për regji.

“Burrneshat” ishte bashkëprodhim i Kosovës, Shqipërisë, Italisë, Zvicrës dhe Gjermanisë dhe pati premierën në Berlinale këtë vit. Filmi nuk fitoi asnjë çmim, mirëpo ai kapi vëmendjen e publikut dhe i hapi dyert një rrugëtimi ndërkombëtar.

Filmi i mbështetur në romanin e Elvira Dones, flet për Hanën, që shndërrohet në Mark, si shumë burrnesha të tjera në malësi. Fati i saj ndryshon me dashurinë dhe dëshirën për të zbuluar mundësitë e jetës.

Nё rolin kryesor luan aktorja italiane Alba Rohrbacher, ndërsa në kastën e aktorëve përfshihen edhe Flonja Kodheli, Luan Jaha, Ilire Çelaj, etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here