Burbuqe Berisha është zgjedhur drejtoreshë e Teatrit Kombëtar Burbuqe Berisha është zgjedhur drejtoreshë e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës me vendim të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri.

Vendimi është zyrtarizuar sot dhe nëpërmjet telefonit Berisha i ka konfirmuar emisionit Express të KTV-së se ministri Beqiri i ka uruar asaj edhe zyrtarisht ngarkimin me detyrën e të parës së Teatrit Kombëtar.

Regjisorja Burbuqe Berisha ka marrë më së shumti pikë, 575 sosh, pas intervistës që i ka dhënë Këshillit drejtues të Teatrit.

Ndërsa, konkurrentët e tjerë për këtë post ishin Besim Rexhaj, Armend Baloku dhe Xhavit Muçaj. Berisha është regjisore kosovare.

Ajo ka realizuar një numër të konsiderueshëm shfaqjesh teatrale, filma artistikë dhe televizivë. Puna e Burbuqe Berishës është vlerësuar edhe jashtë vendit nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here