E kemi parë të sfilojë aq shumë në pasarelat botërore suprmodelen braziliane Gisele Bundchen, por në këto foto të saj themi së nuk është ajo.

Gisele është fotografuar në një ditë të saj të zakonshme, me tuta sportive duke folur në telefon. Por ajo që të bën më shumë përshtypje është fytyra e saj e cila duket e zbehte e lodhur, fundja është fytyra që i duket të gjitha nënave që kanë fëmijë për të rritur, një familje për të mbajtur dhe karrierën.

Në këtë peridhe supermodelja është duke promovuar linjën e saj të veshjeve duke u përballuar me të gjitha vëshirësitë. Pantera që ka sfiluar veshjet e stilistëve më të mëdhenj në botë në këto foto është tepër larg saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here