Sandra Bullock dhe Meryl Streep kanë ndarë çmimin për Aktoren më të Mirë në Critics Choice Movie Awards, duke shkëmbyer edhe puthje në skenë.

Bullock fitoi për rolin e saj në filmin “Blind Side”, derisa Streep për rolin në “Julie and Julia”.

Inglourious Basterds, ka qenë fituesi i mbrëmjes. Filmi i regjisorit Quentin Tarantino ishte i nominuar në 10 kategori, përfshirë edhe atë për Filmin më të Mirë dhe Regjinë më të Mirë, por triumfoi vetëm në dy kategori.

Trofeu i parë ishte “Ekipi më të Mirë Aktrues’, ndërsa i njëjti projekt triumfoi edhe në kategorinë “Aktori më i Mirë në Rol Dytësor”, çmim i cili i takoi aktorit gjerman Christoph Waltz për portretizimin e kollit nazist, Hans Landa.

Mo’Nique triumfoi në kategorinë ‘Aktorja më e Mirë në Rol Dytësor për rolin e saj në filmin ‘Precious’, ndërsa ‘Avatar’ u zgjodh Filmi më i Mirë Aksion./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here