Sandra Bullock ka thënë se përpiqet t’i mbrojë jashtëzakonisht shumë fëmijët e saj të adoptuar, sepse çdo ditë ka frikë se mund t’i ndodhë diçka në e keqe në shkollë.

Aktorja është duke i rritur dy fëmijë, tetëvjeçarin Louis dhe gjashtëvjeçaren Laila, ndërsa thotë se është tepër mbrojtëse kur është fjala për ta.

Sandra Bullock (Foto: Ethan Miller/Getty Images for CinemaCon/Guliver)

“I dua fëmijët e mi deri në një pikë neurotike dhe vetëm tash e kam kuptuar se çfarë do të thotë të kesh frikë çdo ditë. Vazhdimisht pyes veten se çfarë po ndodh në botë dhe se a jam nënë e mirë?”, ka theksuar 54-vjeçarja.

Ajo ka rrëfyer se kur fëmijët e saj shkojnë në shkollë, ajo i kontrollon vazhdimisht përmes telefonit dhe shqetësohet se a janë mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here