Bullock në premierën e “The blind side” Sandra Bullock ishte e pranishme në premierën e filmit të saj të ri “The blind side”, “Ana e verbër”, e shoqëruar nga partnerët e saj në film, Tim McGrou dhe Kuinten Aron.

Filmi trajton jetën e vërtetë të Leigh Anne Tuohy, bashkëshorte e nënë, e cila merr në shtëpinë e saj një adoleshent me ngjyrë, Majkël Oher, i cili në pak kohë do të kthehet në një futbollist të suksesshëm.

Bullock tha se pasiguria për të marrë rol e detyroi të shkonte të takonte vetë Tuohy, personi që e ndihmoi të ndërronte mendje.
Për Tim McGrou i cili luan rolin e bashkëshortit, mesazhi kryesor që përçohet tek publiku është siguria dhe këmbëngulja në jetën reale, në një kohë që Kuinten Aron, i cili luan rolin e adoleshentit, kjo është mundësia e tij e madhe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here