Sandra BullockPas xhirimeve te filmit “The Proposal” ku shfaqet nudo ne disa fregmente, Sandra Bullock premtoi se nuk do luante me ne nje film e zhveshur.

Por mesa duket premtimi i saj nuk do te zgjase duke pare suksesin qe ka korrur filmi ne SHBA. Deri tani “The Proposal” ka arketuar plot 150 milione dollare. “Duke pare rezultatin besoj se do zhvishem ne te gjithe filmat e mi te ardhshem”, shprehet aktorja ne nje interviste dhene per revisten “A”.

Ne krah te Bullock ne komedi luan 33 vjecari Ryan Reynolds i martuar me Scarlett Johansson. “Te xhirosh nudo prane nje seks simboli eshte e lehte. E dija se ne momentin qe ai do hiqte rrobat, askush nuk do me shihte mua”, shprehet me humor Bullock.

Ne vijim, ajo pohon se per te xhiruar skenen nudo i jane dashur tre dite. “Duhej te dilja me vrap nga banja dhe te perplasesha me Reynolds. Ne fund te xhirimeve u defryem shume. Reynolds eshte nje prej aktoreve me te mire me te cilet kam punuar”, perfundon Bullock.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here