Këngëtari i njohur Bujar Qamili nesër do të nisë xhirimet në Prishtinë për këngën “Xhamadani vija, vija”. Kjo këngë e realizuar për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë do të jetë një ndër këngët më të veçanta të Bujarit. “Kam menduar që videoklipin e kësaj kënge ta realizoj në Prishtinë. Do të xhiroj në disa pjesë të qytetit, në disa pika të larta ku do të shihet e tërë Prishtina”, ka thënë ai për mediat kosovare. Bujari këtë periudhë është duke u përgatitur edhe për koncertin e tij recital që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, por që ende nuk dihet data e saktë se kur do të zhvillohet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here