Qershorin e ardhshëm (me sa duket me 14) Gigi Buffon dhe Alena Seredova do të kenë martesën e tyre të shumëpritur. Ceremonia me sa duket do të zhvillohet në Pragë, qytet në të cilin nusja e ardhshme ka lindur dhe është rritur.

Portieri kampion bote, që ka kërkuar dorën e bukuroshes në fjalë dhjetorin e kaluar gjatë një mbrëmje romantike nën dritat e qirinjve, do të çojë më në fund Alenën në altar dhe kjo pas 6 viteve dashuri dhe dy fëmijëve që kanë së bashku (Louis Thomas, 3 vjeç dhe David Lee 1).

Në pritje të ditës së martesës, futbollisti dhe vajza e spektaklit ishit të ftuar në emisionin e “Chiambretti Night”.

Përpara të gjithë publikut, çifti ka qenë tepër i hapur duke buzëqeshur gjatë gjithë kohës, madje duke shkëmbyer dhe puthje në transmetim direkt. Një harmoni lumturie e karakterizon çiftin dhe duhet thënë se Buffon nuk ka aspak dyshime në zgjedhjen e tij pasi përkrah sheh vetëm Alenën.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here