Filloi karrierën si këngëtare, realizoi disa këngë dhe u pëlqye shumë nga publiku, edhe pse ishte në moshe të re. Por siç duket, muzika nuk ishte ajo që i fle në zemër.

Popullariteti i Bubulinës filloi pas bashkëpunimit me Bleron (kunatin e saj) me të cilin realizoi disa këngë, ndërsa më pas pauzoi në muzike, për t’u rikthyer me pas përsëri me disa këngë të reja dhe për t’i dhënë fund karrierës muzikore e për të filluar një karrierë të re në politikë.

Bubulina në Kosovë, përveç si këngëtare, njihet edhe si motra e Memli & Teuta Krasniqit, të cilët tashmë janë te promovuar në publik si këngëtarë, aktore e politikane. Pas mbarimit të studimeve, Bubulina Krasniqi u rendit në listë si më e mira nga Ministria e Punëve të Jashtme, duke u zgjedhur kështu si zyrtare e lartë në këtë Ministri.

Pas fillimit të punës, Bubulina ka shtuar kujdesin për veten dhe look-un e saj. Është vënë re edhe ndryshimi në pamjen e jashtme, që ngre dyshimet se politikania e ardhshme ka vizituar kirurgun duke fryrë buzët dhe mollëzat. Se edhe politika kërkon sakrifica në pamje dhe look, këtë më mirë e vërteton pamja e Bubulinës, e cila ka hedhur disa foto të reja me shoqërinë e saj teksa argëtohet nëpër lokalet e natës në Prishtinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here