Bryan Adams dyshon se ndonjëherë do të arrijë të incizojë një tjetër rok-album me një bend të plotë.

Hitbërësi i këngës “Summer Of 69” ka thënë se është i lumtur me orientimin e tij në muzikën akustike që e ka përdorur në albumin fundit “Bare Bones”, ndërsa ka thënë se nuk është i sigurt nëse do t’i kthehet më rokut.

“Me një bend të plotë? Jo, nuk kam plane të tilla. Drejtimi në të cilin gjendem tash, është ai ku do të qëndroj për një kohë”.

“Ende bëj turne me grupin tim- do të mbajmë koncerte vitin e ardhshëm. Por t’i sjellësh të gjithë në studio dhe të bësh një album- nuk e di. Madje nuk e di nëse ia vlen më të bësh një album të tillë. Mendoj se do të përqendrohem në këngë individuale dhe EP”, ka thënë këngëtari për musicradar.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here