Bryan Adams është bërë baba për të parën herë pasi asistentja e tij personale dhe e dashura e tij Alicia Grimaldi ka lindur një vajzë.

Vajza është lindur dy javë më parë, në të premten e Pashkëve, por rokeri ka zbuluar lajmin vetëm tash.

“Jam vërtet krenar të ju zbuloj se më 22 prill është lindur Mirabella Bunny. Nëna dhe foshnja janë mirë të dy dhe të lumtur. Faleminderit paraprakisht për dëshirat dhe fjalët e mira. Ajo erdhi si të gjithë lepujt e mirë të Pashkëve, në të premten e Pashkëve”, ka thënë Adams.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here