Këngëtari i njohur me famë botërore, Bruno Mars ka kontribuar për situatën e vështirë që po e përjeton pothuajse e gjithë bota për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mars i ka dhuruar 1 milion dollarë për “MGM Resorts Foundation”. Këto para do të shkojnë për të ndihmuar punonjësit e MGM dhe familjet e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kështu personat që kanë humbur vendet e punës do të marrin të ardhura si dhe do t’ju paguhet qiraja e shtëpisë apo edhe këstet e kredisë.

Donacione kanë dhënë edhe artistët e tjerë si: Ariana Grande, Taylor Swift, Kylie Jenner, Kim Kardashian.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here