Sipas disa mediave nga stafi i produksionit të filmit më të ri të Woody Allen konfirmojnë pjesëmarrjën në xhirime edhe të Zonjës së Parë të Francës, Carla Bruni-Sarkozi.

Filmi i regjisorit njujorkez do të xhirohet në pjesën më të madhe të tij në Francë dhe mes protagonistëve do të jetë edhe aktorja franceze Marion Cotillard.

Lajme kontradiktore u përhapën javët e fundit mbi pjesëmarrjën apo jo të Zonjës së Parë të Francës në filmin e Allen.

Madje disa zëra njoftonin se ishte pikërisht aktorja franceze Cotillard ajo që i kish zënë vendin si protagoniste Carla Bruni-t.

Xhirimet e filmit do të nisin verën e ardhshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here